Abazaj shënon, Rroca asist dhe penalti të fituar për Istanbulspor (VIDEO)

Dyshja shqiptare, Kristal Abazaj dhe Eduart Rroca vijojnë të shkëlqejnë në Ligën e Parë turke me skuadrën e tyre, Istanbulspor, që në kuadër të javës së 7-të në terren vendas mundi Eskisheirsporin me rezultatin 3:0, duke u konfirmuar kështu në një nga pretendentet kryesore për t’u ngjitur në elitën e futbollit turk.

Të dy shqiptarët e nisën sfidën si titullarë, teksa Abazaj hapi serinë e golave në minutën e 21-të. Pas këtij goli të Abazaj, skena e tëra doli të jetë për Eduart Rrocën, i cili fillimisht asistoi në golin e dytë të shënuar nga Papa Diuf, ndërsa gjithashtu përfitoi penaltinë, të cilën në gol e shndërroi Onur Ergyn.

Abazaj qëndroi në fushë për 74 minuta dhe Rroca deri në vërshëllimën finale, ndërsa me këtë fitore Istanbulspor lë pas krahëve barazimin e mesjavës dhe ngjitet në vendin e dytë me 16 pikë, vetëm një pikë më pak se Tuzlaspor e vendit të parë.

Leave a Reply