Real Sociedadi fiton me “poker” dhe zbret Realin nga piedestali (VIDEO)

Real Sociedadi ka shënuar fitore bindëse 4:1 në fushën e vet përballë Hueskas, duke marrë kryesimin në La Liga, njofton “infOSport.mk”. Skuadra baske regjistroi fitoren e tretë rradhazi në kampionat, duke arritur kështu në kuotën e 14 pikëve, më shumë se çdo skuadër tjetër.

Kapiteni Mikel Oyarzabal u dallua me një dy golësh, ndërsa nga një gol tjetër shtuan edhe Portu dhe Aleksander Isak.

Golin e vetëm për miqtë në këtë përballjee realizoi, Rafael Mir Vicente në minutën e parë të pjesës së dytë, por vetëm kaq.

 

Leave a Reply