Sonte derbi Milan-Roma, ja çfarë thotë Pioli

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka folur para medieve në prag te ndeshjes derbi kundër Romës që në program është sonte me fillim nga ora 20:45.

Ai e ka cilësuar Romën si një skuadër me kualitete të njëjta me Milanin, duke i tërhequr vërejtjen ekipit të tij për të vazhduar punën me këmbë në tokë.

“Kemi filluar mirë dhe duam të vazhdojmë kështu”, tha Pioli para ndeshjes së sotme.

“Ne ballafaqohemi me një skuadër të fuqishme e cila duket pak a shumë sikur Milani në ndërtimin e tyre. Ata kanë nënshkruar me disa lojtarë shumë të fortë dhe psikologjikisht të fuqishëm dhe ambicioz. Do të jetë një ndeshje e hapur. Sa i përket renditjes në tabelë, ky është vetëm fillimi i sezonit dhe para nesh ndodhet një ndeshje e rëndësishme. Edhe kur jemi kritikuar, ne kemi vazhduar të punojmë me kokën ulur dhe duhet të vazhdojmë të bëjmë kështu”, theksoi Pioli.

Leave a Reply