E ardhmja e Kylian Mbappe, e thotë Adil Rami!  

Ditët e Kylian Mbappe te Paris Sen Zhermeni janë të numëruara. Kështu mendon ish-bashkëlojtari i Mbappes tek kombëtarja e Francës, Adil Rami.

21 vjeçari po lidhet vazhdimisht me një kalim te Real Madridi, por edhe Liverpulli, skuadra këto të interesuara për të transferuar këtë super talent gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.

Mbappe ka kontratë me PSZH-në deri në fundin e sezonit 2021-22 dhe nëse nuk e rinovon atë, mund të largohet për një çmim shumë më të ulët gjatë verës.

“Mendoj se situata është e qarte, Mbappe do të largohet nga Paris Sen Zhermeni sepse nuk ka fare vullnet për të biseduar me klubin rreth rinovimit të kontratës.”, tha Rami për “RMC Sport”.

“Ai nuk po flet për të ardhmen, por ajo tashmë është vendosur dhe do të jetë larg PSZH-së.”, shtoi Rami.

Leave a Reply