Jahmir Hyka e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në Kinën e largët. Ish mesfushori i Kombëtares shqiptare në brenda pak ditë ka arritur të shënojë edhe golin e dytë me fanellën e skuadrës së tij, Guizhoi Zhiçeng, që garon në divizionin e dytë kinez, dhe që po lufton për të mbijetuar në këtë rang garash.
Pas golit të shënuar ditë më parë ndaj Shenyang Urban FC, Hyka realizoi edhe në ndeshjen e djeshme të xhiros së dytë të grupit “E” kundër Sichuan Jiuniu, mirëpo goli i tij nuk mjaftoi, pasi në fund Guizhoi Zhiçeng pësoi disfatë me rezultatin 2:1.
Hyka realizoi që në minutën e katërt, kur përfitoi nga një devijim i portierit vendas, mirëpo këtë avantazh futbollisti shqiptarë me shokë e humbën në pjesën e dytë, kur Sichuan Jiuniu falë golave të shënuar nga Vang (62’) dhe Jatarra (82’), në fund shënoi fitore 2:1.