Hazard rikthehet tek goli pas 392 ditësh! Super goli i belgut ndaj Hueska (VIDEO)

Eden Hazard më në fund ka gjetur golin me fanellën e Real Madridit. Belgu shënoi sot përballë Hueskas, duke ndihmuar “madrilenët” që në fund të shënojnë fitore 4:1, njfoton “infOSport.mk”.

Hazard realizoi në minutën e 40-të të takimit, me një goditje të fortë nga distanca.

Për shkak të lëndimeve të njëpasnjëshme, belgu një kohë të gjatë kishte qenë jashtë fushave të futbollit, ndërsa për herë të fundit në La Liga kishte shënuar 392 ditë më parë.

Hazard kishte shënuar më datë 5 tetor të vitit të kaluar kundër Granadas, në një ndeshje që mbyllej me rezultatin 4:2 në favor të Real Madridit, skuadër kjo që sot në kuadër të javës së 7-të ndaj Hueskas shënoi fitore 4:1.

Përveç Hazard në listën e golashënuesve te Reali në këtë ndeshje u regjistruan edhe  Valverde dhe Benzema, i cili realizoi dy gola, ndërsa golin e nderit për mysafirët e realizoi Fereiro.

Leave a Reply