Kuman: Falemenderit Ter Shtegenit

Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman ka falënderuar portierin Mark Andre Ter Shtegen, pas fitores 2:1 ndaj Dinamo Kievit në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian. Gardiani gjerman me disa super intervenime në disa raste shpëtoi “katalunasit”, duke marrë meritat më të mëdha për këtë fitore.

“Filluam mirë ndeshje dhe shpejtë avansuam me 1:0. Pas kësaj arritëm të shënojmë edhe goline dytë, por në një moment humbëm kontrollin e lojës. Falënderojë Ter Shtegenin, që ishte fenomenal. Ai shpëtoi disa gola. Nuk luajtëm mirë në duelet pa top. Ndonjëherë kur bënë presion, lejon shumë hapësira në mbrojtje. Gjatë presingut duhet të marrin pjesë gjithë futbollistët, mirëpo neve nuk bëmë një gjë të tillë. Në përgjithësi ne ishim mirë në mbrojtje, mirëpo sonte kishte disa situata të rrezikshme, ashtu që duhet të punojmë në lojën pa top. Ter Shtegen edhe njëherë tjetër dëshmoi se është një portier i jashtëzakonshëm. Ai stërvitet mirë dhe është në formë të mirë. Ne kemi fituar tre tituj në Ligën e Kampionëve gjatë viteve të fundit dhe duhet të jemi pozitiv. Duhet të luajmë më mirë, të përmirësojmë lëvizjet pa top. Sonte nuk ishim në nivelin e duhur” – është shprehur Kuman.

 

 

Leave a Reply