E mbani mend Xho Hartin? Ja me cilën skuadër ka firmosur gardiani anglez

Ish portieri i Kombëtares angleze, Xho Hart është bërë me skukadër të re, pasi ka vendosur të nënshkruajë me skuadrën e Totenhamit, aty ku trajner do të ketë Hoze Murinjon.

Hart kishte disa kohë që ishte pa skuadër, ndërsa me “spërsat” ka firmosur kontratë dy vjeçare.

33 vjeçari së fundmi kishte provuar të luajë në “Serie A” me Torinon, si dhe në Premierligë me Uest Hamin dhe Bërnlin, ndërsa për shumë vite kishte mbrojtur portën e Mançester Sitit.

33 vjeçari ka mbrojtur për disa vite edhe portën e kombëtares së Anglisë, ku pjesëmarrja e fundit me Anglinë ishte në Europianin e vitit 2016-të, aty ku pjesëmarrës kishte qenë edhe Kombëtarja shqiptare.

Leave a Reply