Mbrojtësi maqedonas prezantohet te Vllaznia e Shkodrës

Mbrojtësi i krahut të majtë, Aleksandar Isaevski, edhe zyrtarisht është prezantuar te Vllaznia e Shkodrës. Një gjë të tillë “infOSport.mk”, kishte paralajmëruar që me datë 15 gusht, njëjtë sikurse edhe për afrimin e futbollistit të Flamurtarit, Ardit Hoxha, por edhe për vazhdimin e bashkëpunimit me një ndër mesfushorët më të talentuar në Superligën shqiptare, Ardit Krymin.

Isaevski te Vllaznia e Shkodrës vjen nga rradhët e skuadrës bullgare të Dunav Ruse, ndërsa karrierën e tij e kishte nisur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, te Detroit Siti.

Pikërisht nga kjo skuadër gushtin e vitit 2017-të, Isaevski vendosi të rikthehej në vendlindje, duke nënshkruar kontratë me Makedonija GJ.P, ndërsa në Maqedoni gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Pobedës nga Prilepi.

Ai te Vllaznia pritet që të përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa së shpejti pritet që të vihet nën urdhërat e trajnerit Tomas Brdariç.

Leave a Reply