Një prej reprezentuesve të Maqedonisë rezultoi pozitiv me “Covid 19”

Portieri i Sileksit Daniel Bozhinovski ka rezultuar pozitiv në testin për Covid 19 dhe nuk do të mund të jetë pjesë e formacionit të përfaqësueses ‘A’ të Maqedonisë për ndeshjet e muajit nëntor kundër Gjeorgjisë (12 nëntor), Estonisë (15 nëntor) dhe Armenisë (18 nëntor).

Bozhinovski ishte testuar të dielën pas ardhjes në Shkup dhe menjëherë pasi u konfirmua rezultati pozitiv, i njëjti u largua nga hoteli pa pasur kontakt me personat tjerë të përfaqësueses, stafin teknik e futbollistët.

“Për fat të keq jam pozitiv në koronavirus dhe do të duhet të kalojë një periudhë në karantinë. Nuk kam simptome, po jam i detyruar të izolohem nga bashkëlojtarët për periudhën në vijim. Kolegëve reprezentues ju dëshirojë shumë suksese me synim që të luftojmë për një vend në Kampionatin Europian. Unë do të jem njëri nga përkrahësit më të mëdhenj”, – ka deklaruar Daniel Bozhinovski.

Seleksionuesi i përfaqësueses ‘A’ , Igor Angellovski nuk do të bëjë ftesë për portier tjetër për ndeshjen me Gjeorgjinë, por e lë të hapur mundësinë që ta bëjë të njejtën për ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Estonisë dhe Armenisë.

Leave a Reply