Arijan Ademi nuk luan kundër Gjeorgjisë në Tbilisi!

Mesfushori shqiptarë i përfaqësueses së Maqedonisë, Arijan Ademi, shkaku i lëndimit me shumë gjasa do të humbas ndeshjen kundër Gjeorgjisë që në program është me 12 nëntor në Tbilisi. Është kjo një ndër ndeshjet më të rëndësishme për përfaqësuesen futbollistike të vendit tonë, përmes së cilës mund të shkruaj historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në një europian.

Arijan Ademi pësoi lëndim të dielën gjatë nxemjes që po bënte para ndeshjes së Dinamo Zagrebit kundër Istras, në të cilën ndeshje në fund skuadra e tij shënoi fitore bindëse 5:0.

Pas testimeve mjekësore të bëra nga ekipi mjekësor i përfaqësueses në Shkup, u konstatua këputje e pjesshme të fijeve të muskulit të përparmë.

Shanset që të rikuperohet dhe të jetë në kombinim për ndeshjen me Gjeorgjinë janë shumë të vogla, mirëpo duke njohur shpirtin luftarak të Ademit, gjithçka mund të ndodhë.

Mirëpo për të mos i lënë asgjë rastit, seleksionuesi Igor Angellovski ka reaguar duke thirrur mesfushorin e Shkëndijës, Ennur Totren, i cili tashmë është bashkuar me ekipin përfaqësues për ndeshjet e muajt nëntor.

Përfaqësuesja e vendit sot bëri edhe stërvitjen e fundit në qendrën “Petar Milloshevski” pranë FFM-së, ndërsa nesër me fluturim çarter udhëton drejt Tbilisit. Ndeshja Gjeorgji-Maqedoni për kualifikim në EURO 2021 luhet të enjten në ora 18:00.

Leave a Reply