Gjykata e dënoi me 6 muaj burg, ja çfarë do të ndodhë me sulmuesin e Realit

Sulmuesi i Realit të Madridit, Luka Joviç ndodhet në telashe të mëdha, teksa u dënua me 6 muaj burg për shkelje të karantinës në Serbi, kur i njëjti ishte i prekur me “Covid-19”.

Gjithsesi 22-vjeçari i ka shpëtuar burgut, pasi gjykata ka urdhëruar që Joviç ta shlyejë këtë dënim me një gjobë prej 3.5 milionë dinarë serbe, që kanë vlerën e 30 mijë eurove.

Kujtojmë që sulmuesi serb u transferua me shumë bujë sezonin e kaluar nga gjermanët e Ajntraht Frankurt te Reali i Madridit për shifrën e majme prej 60 milionë euro, por deri tani ka rezultuar një dështim i madh për klubin “madrilen”.

Leave a Reply