Haaland në verë i bashkohet Realit të Madridit!

Një ndër sulmuesit më të mirë që njeh për momentin bota e futbollit, Erling Haaland, verën e ardhshme me shumë gjasa do i bashkohet skuadrës së Realit të Madridit. Një gjë të tillë pohojnë mediat në Spanjë, sipas të cilave “mbretërit” e kanë kartën e duhur për të mbërritur deri tek shërbimet e bomberit të Borusia Dortmundit, Erling Haaland.

“Madrilenët” e kanë bërë ofertën e tyre të parë, ku kanë ofruar 70 milionë euro plus shërbimet e sulmuesit serb 22-vjeçar Luka Joviç.

Klubi ʺmbretërorʺ është gati të bëjë çmendurinë për bomberin norvegjez i cili po shkëlqen me skuadrën nga Bundesliga gjermane, duke kaluar momentin më të mirë në karrierë.

Haaland sezonin e ri në të gjitha kompeticionet me Borusinë e Dortmundit numëron 12 ndeshje dhe 15 gola të shënuar.

Leave a Reply