Granit Xhaka sërish në qendër të kritikave, këtë herë pse e mbrojti vëllain e tij nga Maqedonia, Alioski!

Arsenali nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola dje përballë Lids Junajtedit të Ezgjan Alioskit, me futbollistin shqiptarë që në fund doli të jetë figura kryesore e takimit. Ai pati një përplasje me sulmuesin e Arsenalit, Pepe, i cili humbi durimin duke e goditur me kokë në fytyrë Alioskin, i cili mbeti i shtrirë në fushë.

Arbitri kryesor fillimisht nuk e vuri re incidentin, por pas konsultimit me VAR, ndëshkoi sulmuesin e Arsenalit me karton të kuq. Një ndëshkim që ndikoi në rrjedhëne lojës në vazhdim, me ç’rast “topçinjtë” në fund humbën edhe dy pikët tjera të planifikuara ndoshta.

Këtë më së miri e përshkruan edhe përfundimi i ndeshjes, sidomos pas reagimit të mbrojtësit Tjernei, i cili vendosi t’i kërkonte shpjegime Alioskit.

Mirëpo pranë Alioskit ndodhej vëllai shqiptarë, Granit Xhaka i cili shtyu shokun e skuadrës së tij për të mos lejuar një zënkë.

Mirëpo ky veprim i Xhakës është kritikuar ashpër nga një legjendë e klubit londinez, si Martin Kjeun.

“Tjernei tregoi shpietin e garës, nuk qëndroi vetëm aty në mbrojtje për të mbajtur portën e paprekur. Ai mund të jetë ndjerë i ofenduar nga Xhaka, i cili pas gjithë asaj që ndodhi i hodhi krahun në qafë Alioskit. Edhe unë do të ndjehesha ashtu, nëse do të shihja një nga shokët e mi të bëhej vëlla i armikut. Xhaka më pas edhe e shtyu Tjernei, duke mbështëtur Alioskin”, – u shpreh ish-sulmuesi i Arsenalit.

Leave a Reply