Lutfi Bilali sërish rezulton deçiziv për Arbërinë (VIDEO)

Lutfi Bilali ka rezultuar deçiziv edhe njëherë tjetër për skuadrën e Arbërisë nga Obiliqi, duke shënuar në fitoren e skuadrës së tij sot përballë Gjilanit, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo ndeshje e javës së 14-të në Superligën e Kosovës, në të cilën Arbëria regjistroi fitoren e 5-të sezonale.

Sulmuesi nga Gostivari, golin e fitores 1:0 ndaj Gjilanit e realizoi në minutën e 72-të, gol ky që në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e Arbërisë. Kujtojmë Bilali për Arbërinë kishte shënuar edhe në ndeshjen e tij debutuese kundër Besës nga Peja, në të cilën ndeshje skuadra e Arbnor Morinës gjithashtu kishte regjistruar fitore minimale 1:0, transmeton “infOSport.mk”.

Me këtë fitore Arbëria arriti në kuotën e 17 pikëve, duke u renditur në pozitën e 6-të në renditje, ndëërkohë Gjilani me 23 pikë renditet në pozitën e 3-të.

Leave a Reply