Ende pa përfunduar gjysmësezoni, vjen largimi i parë nga rradhët e FC Shkupit

Gjatë ditës së djeshme edhe zyrtarisht ka ardhur deri te ndërprerja e bashkëpunimit midis sulmuesit kërçovarë, Mërgim Dani dhe FC Shkupit. Lajmin për “infOSport.mk” e konfirmoi vetë futbollisti kërçovarë, i cili skuadrës nga Çairi iu bashkua ditën e fundit të afatit kalimtarë të verës.

“Po, është e vërtetë se jemi ndarë. Arsyeja? Që nga ndeshja miqësore që më dhanë hapësirë, kur edhe debutova, nuk morra një shans tjetër. Nuk e di ku ishte problemi dhe kujt i pengoja unë që të jem pjesë e klubit” – tha enkas për “infOSport.mk”, Mërgim Dani.

Kujtojmë 26-vjeçari te FC Shkupi erdhi nga rradhët e Vëllazërimit, ndërsa që në debutimin e tij në ndeshjen miqësore kundër Osogovës, i njëjti arriti të shënojë, mirëpo që nga ajo ndeshje e 6 shtatorit ai nuk u paraqit në asnjë ndeshje zyrtare, qoftë në kuadër të Kupës, apo edhe kampionale.

 

 

Leave a Reply