Problemet diplomatike, Kosovë-Spanjë mund të luhet në terren neutral!

Kosova gjatë ditës së djeshme mësoi emrat e kundërshtarëve për eliminatoret e Kupës së Botës të vitit 2022, që do të mbahet në Katar. Siç dihet, “Dardanët” u shortuan në Grupin “B” së bashku me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë. Përveç që është një grup shumë problematik për Kosovën, për të menduar kualifikimin në Botëror, ky grup doli të jetë edhe me probleme diplomatike për “dardanët”.

Spanja gjithmonë nuk e ka pranuar Kosovën në nivele të larta, për shkak të paralelizmave që mund të ketë me Katalunjën.

Madridi vazhdon të kundërshtojë njohjen e Kosovës dhe i qëndron krahë Serbisë në këtë situatë. Edhe Athina zyrtare dhe Tbilisi ende nuk e kanë pranuar Kosovën, teksa Suedia është i vetmi shtet që e njeh pavarësinë e “dardanëve”.

Ndërkohë së fundmi gazeta e njohur spanjolle “AS” raporton se qeveria iberike ka filluar bisedimet me Federatën e Futbollit të Spanjës lidhur me takimin ndaj Kosovës.

Sipas “AS” ekziston mundësia që ndeshjet Spanjë-Kosovë të luhen në fushë neutrale për shkak të mos njohjes së Kosovës si shtet!?.

Leave a Reply