Të mërkurën mbyllet stinori vjeshtorë me Shkëndijën kampione

Të mërkurën në program janë ndeshjet e javës së 18-të dhe të fundit për gjysmësezonin vjeshtor në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Xhiroja e fundit e këtij stinori na sjell  përballjen midis dy skuadrave shqiptare, FC Shkupit dhe Struga Trim Lumit.

“Bardhekaltërit” nga Çairi kanë ecur mirë në këto 17 xhiro dhe mbajnë pozitën e dytë në renditjen tabelare me 6 pikë më pak se Shkëndija kryesuese, ndërsa struganët me fitoren e fundit ndaj Rabotniçkit, tashmë renditen  në pozitën e katërt.

Liderja aktuale Shkëndija në këtë xhiro do të mirëpret Pelisterin e vendit të 10-të, ndërsa Renova do të ketë një përballje shumë të vështirë në Shkup përballë Makedonija Gjorçe Petrovit.

NDESHJET TJERA – Rabotniçki në arenën “Todor Proeski” do të jetë nikoqir i Borecit, Bellasica në Strumicë do të luaj kundër Vardarit, ndërkohë në përballjen e fundit Sileksi do të  mirëpret Akademia Pandevin.

Të gjitha ndeshjet e kësaj jave do të luhen në terminin e njejtë, nga ora 13:00.

Pas këtyre ndeshjeve kampionati elitar shkon në pushim dimëror dhe rikthehet me 14 shkurt të vitit 2021 me ndeshjet e xhiros së 19-të.

Leave a Reply