Nuk kanë fund problemet, Vardari në pranverë mbetet edhe pa trajnerin Vasoski!

Nuk kanë fund hallet për skuadrën më të trofeshme në vendin tonë, Vardarin.  Pas largimeve të shumta të futbollistëve, problemeve financiare, premtimeve të kota dhe shumë paqartësive, si duket tashmë durimin ka humbur edhe trajneri Aleksandar Vasoski, që pritet të largohet menjëherë pas përfundimit të stinorit vjeshtorë, njofton “infOSport.mk”.

Ish kapiteni i Vardarit, i cili një kohë të gjatë luante në Bundesligë te skuadra e Ajntraht Frankfurtit, timonin e skuadrës “kuqezi” nga Shkupi e morri në vitin 2018-të, pasi paraprakisht punonte si pjesë e stafit teknik.

Edhe pse me shumë probleme dhe pa shumë yje në skuadër, Vasoski nxorri më të mirën nga Vardari, duke ju bërë ballë gjitha skuadrave në futbollin vendor, madje edhe Shkëndijës.

Ai vitin e kaluar edhe pse me skuadrën e tij u ndalën në pozitën e parë,  shkaku i problemeve financiare nuk garoi me ekipin e tij në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ndërsa vendin e tyre e zuri, Sileksi.

Për Vasoskin, Vardari ishte sfida e tij e parë si kryetrajner. Ai skuadrën shkupjane e udhëhoqi në gjithsej 76 ndeshje, duke regjistruar 35 fitore, 26 barazime dhe 15 disfata, transmeton “infOSport.mk”.

Vërtetë shifra solide me një skuadër pa shumë yje dhe me futbollistë të rinj, ashtu që ikja e Vasoskit pritet të lë një zbraztirë të madhe te Vardari, nga e cila skuadër pritet edhe ndonjë largim tjetër tashmë në merkaton e janarit, sidomos të treshes, Matej Cvetanoski, Popzlatanov dhe Darko Micevski.

Leave a Reply