Timovski te Shkëndija! Ja çfarë thotë kapiteni i Sileksit

Shkëndija stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e parë, ndërsa për ta përmbyllur edhe fundit e sezonit 2020/2021 në të njëjtën pozitë, “kuqezinjtë” do të duhet të përforcojnë skuadrën edhe me emra të rinj, të cilët do i ndihmonin ata në arritjen e objektivit.

Ndërkohë së fundmi po spekullohet për një transferim të mundshëm të Angelçe Timovskit, kapitenit të Sileksit, i cili lidhur me këtë çështje foli ekskluzivisht për “infOSport.mk”.

“Të them të drejtën më janë paraqitur disa menaxherë dhe më kanë thënë se Shkëndija interesohet për mua, mirëpo deri në këto momente nga drejtuesit e klubit tetovar nuk më është paraqitur askush” – u shpreh fillimisht Timovski, i cili thotë se do ulej në bisedime me “kuqezinjtë”, kjo pasi bëhet fjalë për një klub shumë të madh në vendin tonë.

“Në rast se do më kërkonin, kuptohet se do bisedonim. Mendoj se nuk ka futbollistë në Maqedoni që nuk dëshiron të luaj te Shkëndija. Të gjithë duan, ata janë klubi më i madh në Maqedoni” – përfundoi Timovski, i cili me Sileksin ka kontratë deri në qershor të vitit 2021.

26-vjeçari nga Probishtipi pjesë e Sileksit është që nga korriku i vitit 2019-të, kur erdhi nga rradhët e Pobedës.

Ai me Sileksin stinorin vjeshtorë zhvilloi 17 ndeshje, duke regjistruar edhe 4 asistime për gol, ndërsa gjithashtu luajti që të dyja ndeshjet e këtij viti në Europë. Ndryshe me Sileksin, Timovski numëron gjithsej 168 ndeshje, 3 gola dhe 15 asistime, derisa vetëm edhe 4 ndeshje e ndajnë për të arritur në shifrën e 200 ndeshjeve në Ligën e Parë.

Leave a Reply