Arijan Ademi shpallet futbollisti më i mirë i vitit në Kroaci

Arijan Ademi është shpallur futbollisti më i mirë në Kroaci për vitin 2020, në anketën e “T-Portal” në të cilën votuan kapitenët e të gjitha skuadrave nga elita e futbollit kroat.

Ademi në garën për më të mirin e vitit mposhti Mijo Caktash, nga rradhët e rivalit të përjetshëm të Hajdukuut, si dhe futbollistin e Rijekës, Franko Andrijasheviq.

“Mendoj se nuk ka nder më të madh kur të zgjedhin lojtar më i mirë, personat të cilët e bëjnë punën e njejtë si ti. Ky trofe do të zë vend të rëndësishëm në mesin e të gjitha arritjeve të mia”, deklaroi Arijan Ademi pasi fitoi këtë çmim.

Ndryshe në anketën e “T-Portal”, Ademi tuboi 66 pikë nga 100 të mundshmet. Arijan Ademi zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Dinamo Zagrebin, ndërsa gjithashtu edhe me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, me të cilën shkruajtën historinë duke u kualifikuar në Europianin e vitit të ardhshëm.

Leave a Reply