Florian Marku cakton ndeshjen e radhës kundër Çarlton

Florian Marku nuk do të pushojë aspak, pasi më 30 janar 2021 e pret një tjetër duel ndaj kundërshtarit britanik, Rajlan Çarlton.

Ky duel do të transmetohet Live dhe ekskluzivisht në kanalet e “SKY Sports” dhe “DAZN”.

Florian Marku do të vijë në këtë sfidë me një bilanc prej 7 fitoreve dhe një barazimi, edhe atë në sfidën e fundit kundër Xhejms Stjuart, që u zhvillua me 12 dhjetor në Uembli Stadium, aty ku u zhvillua edhe meçi i madh midis Entoni Xhoshua dhe Kubrat Pulev.

“Ky tha se do ta fshijë dyshemenë me Florian Markun. Më 30 janar nuk do t’a lë në duart e gjyqtarëve. Faleminderit te gjithëve për mbështetjen.”, shkruajti Marku në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

Leave a Reply