Ozil dhe shpirti i tij bujar, me shpirt bujar gjatë festave të fundvitit

Mesut Ozil përveçse që është njëri ndër futbollistët më të pasur në botë, ai gjithashtu është njëri nga më bujarët.

Ai ka dështuar që të luaj ndonjë minutë në stinorin e ri të Premierligës, mirëpo kjo nuk e ka penguar yllin e Arsenalit që të tregojë shpirtin e tij bujar, duke siguruar shujta me ushqim falas për më shumë se çerek milioni njerëzish në nevojë.

Mesfushori turk u kritikua ashpër pasi që refuzoi të ul pagën e tij gjatë pandemisë, e këto para po i përdor për të ndihmuar njerëz në nevojë.

Ozil njihet si një lojtar i cili bën donacione të shumta për njerëzit dhe grupet në nevojë.

Që nga prilli i këtij viti, Ozil ka paguar ushqim falas dhe të shëndetshëm për të furnizuar disa qendra të refugjatëve, të pastrehëve dhe grupeve të grave në Londër.

Leave a Reply