Maqedonia U19 i hakmerret ekipit kombëtarë U21, në regji të Kalkan dhe Shainit

Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë që udhëhiqet nga Shkumbin Arsllani, i është hakmarrë përfaqësueses U21 të Bllagoja Milevskit për disfatën në ndeshjen e parë në kuadër të kampit të përbashkët stërvitor në Ohër, që këto përfaqësuese kishin vendosur ta zhvillojnë, me qëllim që të nxjerrin më të mirën për këto dy gjenerata në prag të ndeshjeve zyrtare që i presin në vitin 2021, njofton “infOSport.mk”.

Ekipi kombëtarë U19 shënoi fitore 3:1 falë golave të shënuar nga Berat Kalkan (13; 33’) dhe Zufer Shaini (90’) nga penaltia, ndërsa po nga penaltia Marko Gjorgjievski shënoi golin e vetëm për U21.

Futbollisti shqiptarë, Shaini është pjesë e skuadrës sllovene të  Nk Brinje Grosuplje, ku edhe mban shiritin e kapitenit.

Maqedonia U19 – Maqedonia U21 3:1
MAQEDONIA U19
FORMACIONI I PARË:
Stefan Tasev, Slave Markoski, Viktor Krstevski, Martin Veliçkoviq, Behar Feta, Zufer Shaini, Metodi Maksimov, Dimitar Todorovski, Mario Ilievski, Oktaj Rakipi, Berat Kalkan;
FORMACIONI I DYTË:
Ivan Nikoloski, Filip Kostovski, Konstantin Kocev, Fiton Ademi, Arda Okan Kurtulan, Ivan Nikolov, Damjan Trajanoski, Hamza Ramani, Dario Markovski, Spase Terziev, Besart Xhemaili;

 

MAQEDONIA U21
FORMACIONI I PARË:
Metodija Velkovski, Marko Simunoviq, Matej Nikolov, Jovan Manev, Alii Ramin, Florent Ramadani, Besnik Ferati, Jakup Berisha, Emir Skender, Zoran Ivanovski, David Kalapaçki;
FORMACIONI I DYTË:
Aleksandar Angellovski, Ardit Iljazi, Aleksandar Gjurkovski, Kristijan Dodevski, George Jankullov, Bojan Dimoski, Ali Adem, Arbi Vosa, Marko Gjorgjievski, Suhel Muharemi, Ensar Luma;

Leave a Reply