Kutinjo nesër i nënshtrohet operacionit, do i mungoj Barçës plotë 3 muaj!

Filipe Kutinjo në ndeshjen e fundit të Barcelonës pësoi një dëmtim, me ç’rast nesër braziliani do të duhet ti nënshtrohet një operacioni.

Një gjë të kanë konfirmuar edhe nga klubi “katalunas”, të cilët pa shërbimet e Kutinjos do të duhet të bëjnë për plotë 3 muaj.

Braziliani kishte pësuar një dëmtim në menisk, ndërsa pas operimit të nesërm, i njëjti do të vijojë direkt me fazën e rikuperimit.

Kujtojmë Kutinjo u rikthye te Barcelona gjatë këtij sezoni, pas huazimit te Bajerni i Munihut. Ai me fanellën e Barcelonës këtë edicion ka zhvilluar 12 ndeshje në La Liga, 8 prej të cilave si titullar, duke realilzuar edhe 2gola.

Leave a Reply