Milani befason me transferimin e ri të mundshëm që vjen nga Premierliga!

Milani e ka nisur për mrekulli sezonin e ri duke e përfunduar pjesën e parë të kampionatit në vendin e parë. Rosonerët kanë filluar të besojnë te titulli, mirëpo e kanë shumë të qartë se për të bërë një gjë të tillë do të duhet të bëjnë disa goditje gjatë merkatos së janarit.

Mediat britanike kanë lëshuar një lajm të bujshëm, duke raportuar se Milani synon transferimin e Vilfred Zaha.

Rosonerët janë të impresionuar me paraqitjet e ish sulmuesit të Mançester Junajtedit. 28-vjeçari ka shënuar 8 gola në 14 ndeshje të luajtura këtë sezon me ekipin e Kristal Pallas.

Drejtuesit e Milanit janë të bindur se Zaha është përforcimi i duhur për vijën e sulmit, teksa thuhet se ata do të nisin bisedimet së shpejti me drejtuesit e skuadrës nga Premierliga angleze.
Për shërbimet e Zaha, Milan do të duhet të paguaj më së paku 40 milionë euro. Zaha ka kontratë me Kristal Pallas deri në vitin 2023 dhe vlera e tij në treg është rreth 50 milionë euro.

Shifra prej 40-50 milionë eurove duket e lartë, por Milan do të shesë disa lojtarë dhe transferimi i Zaha-s nuk do të jetë i vështirë.

Leave a Reply