Napoli rrëmben yllin e Marsejës, lenë me gishta në gojë Milanin dhe Juventusin!

Napoli ka gati shkëmbim e bujshëm që do ta shokojë Milanin dhe Juventusin, skuadra  këto që tashmë një kohë po pëecjellin yllin e Marsejës, Florian Thauvin.

Milan ka muaj që është në ndjekje të tij por deri më tani e ka pasur të pamundur transferimin e francezit për shkaqe financiare.

Tashmë është skuadra e Napolit që ka zbardhur planin për shkëmbimin e Arkadiush Milik me shërbimet e Thauvin, i cili kërkohet gjithashtu edhe nga skuadra e Juventusit.

Janari pritet ti japë fund edhe kësaj çështjeje që ka muaj që po flitet në Itali ku skuadra jugore është favorite për të përfituar shërbimet e tij, pasi skuadra franceze është në kërkim të një sulmuesi me tiparet e polakut.

Leave a Reply