Kërcënohet me jetë gruaja e arbitrit që akordoi penaltinë ndaj Juventusit

Vazhdojnë polemikat rreth penaltisë së akorduar midis Realit të Madridit dhe Juventusit në ndeshjen e kthimit të ¼ së finales në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian. Pas një pjese të tretë që ndodhi në tunelin drejt dhomave të xhveshjes, kësaj rradhe vëmendja është përqëndruar krejtësisht jashtë, dhe lidhet me me gruan e arbitrit kryesor Oliver, i cili morri guximin që të tregojë në pikën e bardhë në sekondat e fundit të kohës së rregullt, kur Juve avansonte me rezultatin 0:3 midis “Santiago Bernabeu” dhe ishte shumë pranë për të dërguar ndeshjen në kohën shtesë prej dy herë nga 15 minuta.

Bashkëshortja e Oliver, Lucy Oliver, gjithashtu edhe ajo arbitre futbolli, përmes rrjeteve sociale ka marrë kërcënime me vdekje, por edhe sulme me karakter seksist. E bën të ditur këtë lajm “Bbc”, që publikon disa fraza drejtuar bashkëshortes së Oliver: “Do t’ju zhdukim ty dhe atë copë m…, burrin tënd”, – shkruan një tifoz në Tëitter.

Policia angleze ka nisur një hetim dhe ka mbyllur të gjithë llogaritë e gruas së Majkëll Oliver në rrjetet sociale, por ajo ka marrë mesazhe kërcënuese edhe në celularin e saj. Në mënyrë të pashpjegueshme numri është publikuar në rrjetet sociale.

Leave a Reply