FC Prishtina e Zekirja Ramadanit ndahet me 3 futbollistë!

Me tu emëruar në postin e Drejtorit Sportiv te FC Prishtina, Fisnik Kërçeli, ka njoftuar edhe për lëvizjet e para te skuadra e njohur kosovare, njofton “infOSport.mk”. Kërçeli duke folur për faqen zyrtare të Prishtinës, ka njoftuar se 3 futbollistë nuk do të luajnë më për skuadrën e tyre në pranverë.

Fjala është për Ivan Jeliç, Nikson Mema dhe Ahmed Raddaoui.

“Ajo çfarë mund të konfirmoj deri më tani është se nga klubi janë liruar portieri Ivan Jeliç, Nikson Mema dhe Ahmed Raddaoui. Gjithmonë në sinkronizim të plotë me trajnerin e klubit dhe në takime të vazhdueshëm do të shqyrtojmë edhe largime të tjera të cilat trajneri nuk i sheh si pjesë të planeve të ekipit” – është shprehur fillimisht Kërçeli, i cili ka folur lidhur edhe me përforcimet e mundshme.

“Do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë që të arrijmë ndonjë përforcim, mirëpo duke e ditur se afati i janarit është mjaft kompleks dhe shumica e lojtarëve janë nën kontrata,  sigurisht se ne do të jemi të kujdesshëm në këtë aspekt. Por, për çdo përforcim eventual do të jemi të sigurt se ai përforcim do të ndikojë direkt në përmirësimin dhe avancimin e lojës që aplikon trajneri me ekipin” – përfundoi Kërçeli.

Leave a Reply