Marselo gati të largohet nga Reali, “mbretërit” tashmë kanë gjetur pasuesin e tij!

Marselo është njëri nga futbollistët e Realit që pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu” brenda këtij muaji ose në fund të sezonit.

Aventura e brazilianit me Realin e Madridit po shkon drejt fundit dhe te Reali kanë piketuar pasuesin e tij.

Siç raporton e përditshmja spanjolle “AS”, Reali ka piketuar mbrojtësin e Sporting Lisbonës, Nuno Mendes si pasuesin ideal të Marselos.

Mendes ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian me paraqitjet e tij dhe Reali do të duhet të paguaj 25 milionë euro për shërbimet e 19-vjeçarit.

Leave a Reply