Maldini ka gati dhuratën e parë për vitin 2021 për Piolin

Rikthimi i Milanit në formë është gjëja më e mirë që ka ndodhur në vitin 2020. Rosonerët synojnë të vazhdojnë me formën e mirë dhe titulli nuk është vetëm një ëndërr. Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë filluar të punojnë për merkaton e janarit dhe njëri nga lojtarët që pritet t’i bashkohet skuadrës së Piolit është ylli i Torinos, Soualiho Meite.

Meite po shkëlqen te Torino dhe Rosonerët e shohin 26-vjeçarin si një super përforcim për vijën e mesfushës.

Vlera e tij në treg është rreth 5 milionë euro, shifër aspak problematike për Rosonerët.

Mediat italiane, raportojnë se bisedimet kanë filluar dhe marrëveshja pritet të arrihet së shpejti.

Leave a Reply