Poçetino debutoi me barazim në bankinën e PSZh-së (VIDEO)

Mauricio Poçetino ka debutuar me barazim në postin e trajnerit me PSZh-së, skuadër kjo që sonte barazoi me shifrat 1:1 në ndeshjen kundër Sent Etien si mysafri, njofton “infOSport.mk”.

Ish trajneri i Totenhamit ditë më parë zëvendësoi gjermanin Tomas Tuhel, ndërsa transferta në “Zhofroa Gishar” në kuadër të javës së 18-të në Ligue 1, ishte ndeshja e tij e parë në krye të skuadrës së Paris Sen Zhermen.

Ndeshja nuk filloi mirë aspak për PSZh-në e Poçetinos, teksa vendasit e Sent Etien kaluan në epërsi që në minutën e 19-të falë golit të Romen Amuma, i cili shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e mysafirëve.

Megjithatë përgjigjja e parisienëve erdhi shumë shpejtë dhe vetëm 3 minuta më pas Mojsie Kin barazoi shifrat në 1:1.

Ndeshja vazhdoi të jetë e barabartë edhe në pjesën e dytë, derisa në minutën e 68-të parisienët patën mundësinë më të mirë për të shënuar golin e avantazhit, kur Kin nuk arriti që të shënojë nga afërsia.

Në kohën shtesë u kanos edhe rezervisti Pablo Sarabia, mirëpo pa finalizimi konkret, ashtu që ndeshja në fund u mbyll me barazim dhe ndarje të pikëve.

PSZh pas 18 xhirove numëron 36 pikë dhe aktualisht mban pozitën e dytë në renditje, menjëherë pas Lionit që në një ndeshje me 5 gola, kishte mundur Lensin me rezultatin 3:2. Sa i përket Reims, skuadrës së dy futbollistëve shqiptarë, Arbër Zenelit dhe Valon Berishës, kjo skuadër barazoi pa gola në terren vendas përballë Dizhon.

Leave a Reply