Barcelona, Reali dhe Levante e Bardhit mësojnë kundërshtarët në kuadër të Kupës së Mbretit

Është hedhur shorti i raundit të tretë të ndeshjeve të Kupës së Mbretit në Spanjës. Në këtë raund Barcelona do të përballet me skuadrën e Korneja, që ditë më parë eliminoi Atletiko Madridin e Diego Simeone.

Bëhet fjalë për një skuadër nga liga e tretë spanjolle, që nuk duhet nënvlerësuar nga ekipi “katalunas”.

Gjithashtu edhe Reali i Madridit do të përballet me një skuadër të kategorisë së tretë të Spanjës, siç është klubi i Alkojanos. Levante e Enis Bardhit do të ketë për kundërshtarë ekipin e Fuenlabrada, ndërkohë një përballje shumë interesante pritet të jetë ajo midis Espanjollit të Keidi Bare dhe Osasunës.

Këto takime në program janë në datat 16,17,20 dhe 21 janar, ndërsa ekipi fitues vazhdon tutje.

 

Leave a Reply