Uzuni shkëlqen sërish me Lokomotivën, dy gola në fitoren ndaj Goricas (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni ka treguar edhe një herë tjetër peshën e tij që ka te skuadra kroate e Lokomotivës së Zagrebit, duke e ndihmuar këtë të fundit për të marrë fitore në transfertën ndaj Goricës në ndeshjen e fundit të javës së 26-të në elitën e futbollit të Kroacisë, njofton “infOSport.mk”.

Uzuni realizoi golat vendimtarë për Lokomotivën e Zagrebit, teksa në minutën e 75-të gjeti golin e parë, duke i dhënë avantazhin për herë të parë skuadrës së tij. Ky gol i tëri ishte shqiptarë, pasi aksioni nisi nga talenti Cokaj, i cili me një top të gjatë gjeti në krahë sulmuesin Kastrati, harkimin e të cilit Uzuni e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë dhe nga afërsia në ato momente kaloi në avantazh 2:1 Lokomotivën e Zagrebit.

Por Uzuni nuk do të mjaftohej vetëm me kaq, pasi kur duheshin edhe 3 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, sulmuesi shqiptarë do të shfrytëzonte më së miri kundërsulmin e nisur nga skuadra e tij dhe me kokë e ndal topin pas shpinës së portierit kundërshtar. Falë “dopietës” së sotme Uzuni në 5 ndeshjet e fundit arriti në shifrën e 6 golave të shënuar, teksa gjithsej në kampionat numëron 9 gola të shënuar, po aq sa ka shënuar edhe futbollisti tjetër i Lokomotivës së Zagrebit, Lirim Kastrati, transmeton “infOSport.mk”.

Për më tepër kjo dyshe po shtyen sigurtë Lokomotivën e Zagrebit drejt pozitave që sigurojnë Europën, derisa me 46 pikë tashmë renditet në pozitën e tretë, duke lënë pas vetes Hajduk Splitin e Ardijan Ismailit.

Leave a Reply