Dortmundi transferon mbrojtësin e Majncit

Borusia e Dortmundit ka publikuar transferimin e mbrojtësit, Abdu Dialo, i cili në “Sinjal Iduna Park” vjen nga rradhët e skuadrës gjermane të Majnc 05.

Francezi 22-vjeçar me “milionerët” ka nënshkruar kontratë deri me 30 qershor të vitit 2023. Sezonin e kaluar me fanellën e Majnc në të gjitha turnetë ai kishte zhvilluar 30 ndeshje, duke regjistruar edhe 3 gola dhe 1 asist.

Sipas mediave në Gjermani ky transfer Dortmundit i ka kushtuar plotë 28 milion euro.

Leave a Reply