Drejtuesit e Galatës në Milano, gati dy blerje te Milani dhe një te Interi!

Drejtuesit e Galatasarajit janë parë në qytetin e Milanos, ku mësohet se janë në pritje të bisedimeve me drejtuesit e dy skuadrave milaneze për të marrë disa nga futbollistët që ju kanë vënë syrin në prag të sezonit të ri futbollistik, ku skuadra e Ftaih Terim këtë vit do të luaj në Ligën e Kampionëve Europian.

Me këtë rast ata dëshirojnë që të përforcojnë skuadrën, me qëllim që sa më të përgatitur të presin ndeshjet në ligën më prestigjioze europiane.

Sipas asaj që raportojnë mediat turke, Galatasaraji prej te Milani dëshiron të marrë dyshen sulmuese, Nikolla Kaliniç – Karlos Baka. Ky i fundit sezonin e kaluar luajti i huazuar te Viljareali, ndërsa Gatuzo edhe këtë vit nuk e ka në planet e tij, njëjtë sikurse edhe kroatin Nikolla Kaliniç.

Kjo lehtëson punën e drejtuesve të Gaatës, të cilët me një ofertë të mirë do të mund të merrnin ndonjërin prej tyre, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia e huazimit siç ishte rasti edhe  me Nagatomon e Interit.

Pikërisht edhe për këtë të fundit drejtuesit e kampionëve turq kanë ardhur për të diskutuar me homologët e tyre të Interit, për blerjen e kartonit të plotë të japonezit, i cili aktualisht po luan me përfaqësuesen e tij në KB “Rusi 2018”.

Leave a Reply