Renova prezanton mesfushorin slloven, Gajiç

Renova gjatë ditës së sotme ka prezantuar mesfushorin slloven, Marko Gajiç, i cili vjen nga rradhët e skuadrës së NK Triglav Kranj, njofton “infOSport.mk”.

23-vjeçari slloven me skuadrën nga Xhepçishti ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit aktual, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Gajiç pritet të plotësojë boshllëkun e krijuar në mesfushë pas largimeve të Armend Aliut dhe Altin Sefos. Ndryshe Gajiç njihet si një futbollistë shumë luftarak në mesin e fushës, mirëpo edhe shumë futbollistë temparament, teksa më së miri flasin statitstikat e tij në edicionin e kaluar me NK Triglav Kranj, ku në 21 ndeshje kishte regjistruar vetëm 1 gol, ndërsa plotë 10 herë ishte ndëshkuar me kartonë të verdhë.

Ndryshe pjesë e NK Trigal Kranj, Gajiç ishte nga vera e vitit 2017-të, duke regjistruar 45 ndeshje me këtë skuadër, 15 kartonë të verdhë dhe 2 të kuq, transmeton “infOSPort.mk”.

Edicionin aktual Gajiç merrte shumë pak hapësira nga ana e trajnerit Smit Vlado, ndërsa pikërisht kjo ishte një ndër arsyet që i njëjti ndërpreu para kohe kontratën me NK Trglav Kranj, me të cilën skuadër ishte i lidhur deri në fund të vitit 2021. Gajiç këtë edicion me ekipin slloven që garon në ligën e dytë ka regjistruar vetëm 3 paraqitje.

Leave a Reply