Shaqiri nuk e mendon largimin, do vendin e titullarit te Liverpulli

Liverpulli mbrëmë zhvilloi ndeshjen e radhës në kuadër të FA Kupës angleze ndaj Aston Villës, ndeshje të cilën e fitoi me rezultat 4:1.

Kthesë e madhe e ndeshjes ishte inkuadrimi i Xherdan Shaqirit në lojë, me shqiptarin që asistoi në dy golat e fundit të shënuar nga Mane dhe Sallah.

Ai pas ndeshjes ka thënë se është shqetësuese hapësira që iu është ofruar atij këtë sezon.  Jurgen Klop e ka inkuadruar Shaqirin vetëm në 4 ndeshje në Premierligë këtë sezon, njëra ndër arsyet kryesore janë lëndimet që ai ka pësuar.

Pas ndeshjes, Shaqiri tha që është e rëndësishme që të shënoni gola dhe të ndryshoni ndeshjen.

“Është e rëndësishme të qëndrojmë pozitiv dhe të krijojmë sa më shumë raste, e kësisoj të shënojmë edhe më shumë”, u shpreh ai.

29 vjeçari gjithashtu tha: “Kam punuar shumë për tu rikthyer, tani jam shumë i lumtur që po luajë me skuadrën. Unë po mundohem që të ndihmojë bashkë lojtarët dhe të fitojmë ndeshjet”, ka përfunduar Shaqiri.

Leave a Reply