Oferta e re e drejtuesve të Shkëndijës mund të bind Ferhan Hasanin!

Ferhan Hasani mbetet në udhëkryq. Një ofertë nga India, e kënaqshme financiarisht, është në tavolinën e mesfushorit tetovar, zemra e të cilit megjithatë si duket rrah për Shkëndijën.

Drejtuesit e skuadrës tetovare i kishin bërë një ofertë prej kohësh, por nuk ishte bindëse për “Bubën” që të pranonte direkt rikthimin. 7 mijë euro pagë mujore kishte qenë oferta e parë e drejtuesve të Shkëndijës, ndërsa jo zyrtarisht “infOSport.mk” mëson se tashmë Bubës i është ofruar një tjetër ofertë, këtë herë më e lartë se ajo e para.

Mbetet të shihet nëse Buba do të pranojë këtë ofertën e dytë, kur dihet se drejtuesit e skuadrës kampione të Shqipërisë, Tirana, atij i kishte ofruar një pagë mujore prej 12 mijë eurosh, një ofertë kjo mjaft të mirë për realitetin e futbollit në Shqipëri dhe në përgjithësi në Ballkan.

Ndërkohë si kandidat për shërbimet e Ferhan Hasanit përmendet edhe Partizani.

Leave a Reply