Simulimi qesharak i Lukakut në ndeshjen ndaj Romës (VIDEO)

Një video e Romelu Lukakut duke simuluar për një faul, pas një dueli që pati me një nga futbollistët e Romës është duke u shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale.

Sulmuesi belg i Interit gjatë një momenti të ndeshjes u mundua të kalonte futbollistin kryeqytetas nga ana e djathtë, por që nuk ia arriti qëllimit duke bërë kështu të rrëzohej në tokë duke simuluar për një goditje të lirë.

Gjyqtari i përballjes ishte afër dhe pa gjithçka, duke shënë shenjë që loja të vazhdojë. Ndyshe, Roma dhe Interi në fund ndanë pikët në “Olimpico” duke barazuar me shifrat 2:2.

Kështu pas këtij barazimi të dyja skuadrat nuk ndërrojnë pozitat e tyre në tabelë, me Interin që vazhdon të mbajë pozitën e dytë në tabelë me 37 pikë, ndërkohë Roma me 34 pikë renditet në pozitën e tretë.

Lider vazhdon të jetë Milani, që pas 17 xhirove ka grumbulluar 40 pikë.

 

Leave a Reply