5 klube të njohura vihen pas shërbimeve të Albion Ademit

Sulmuesi i Kombëtares U21 të Shqipërisë, Albion Ademi ka tërhequr vëmendjen e klubeve të njohura europiane, me paraqitjet e tij te skuadra finlandeze e Mariehamnit.

Futbollisti 21-vjeçar te këta të fundit u transferua para një viti, teksa ka arritur të shënojë plotë 14 gola deri tani.  E gjithë kjo ka bërë që pas gjurmëve të futbollistit janë vënë disa klube, teksa këtë e ka konfirmuar së fundmi edhe drejtori sportiv i Mariehamn, Peter Matson.

Ky i fundit në një intervistë të dhënë për mediat në Finlandë, ka konfirmuar se 5 klube janë të interesuara për shërbimet e Ademit, ashtu që do e kenë shumë të vështirë për ta mbajtur atë në skuadër.

“Trabzonspori në Turqi, Bazeli në Zvicër, AZ Alkmar në Holandë, Grojther Furth në Gjermani dhe Hajduk Split në Kroaci, kanë shprehur interes për të marrë Ademin, madje disa prej këtyre skuadrave kanë bërë oferta konkrete. Unë nuk mendoj se jemi në gjendje ta mbajmë më sulmuesin në skuadër”, – është shprehur drejtori sportiv i Mariehamn, Peter Matson.

Leave a Reply