Nevil Dede lë në stol Seferin për ndeshjen me Kastriotin!

Tirana është përforcuar së fundmi me Taulant Seferin, mirëpo dje në testin e fundit para ndeshjes me Kastriotin, trajneri Dede nuk e ka përfshirë mes titullarëve.

Në rast se nuk do të ketë qenë ndonjë manovër për të fshehur rreshtimin, atëherë me gjasë tekniku kërkon që t’i japë kohën e nevojshme sulmuesit i cili nuk ka pasur minuta në Zvicër për thuajse pesë muaj.

Në provat e djeshme, Dede ka rreshtuar Muçin dhe Torasën në vijën e parë, ndërkohë që pas krahëve të tyre një mesfushë me pesë: Halili dhe Ismajlgeci nga krahët dhe Batha para mbrojtjes bashkë me Kukën e Tolin.

Në mbrojtje, treshja Toshevski-Najdovski-Hoxhallari ka dhënë garanci përpara portierit Bekaj. Në rast të një manovre me Seferin, atëherë ky i fundit titullar pritet t’i zërë vendin Kukës në rreshtimin 3-4-2-1.

Seferi në majë dhe Muçi e Torasa pas tij. Në mesfushë, Batha luan krah Tolit.

Leave a Reply