Agim Zeka prezantohet te Austria Viena

Agim Zeka i ka dhënë fund qëndrimit të tij te skuadra franceze e Lille, duke vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në Austri, te skuadra e Austria Viena, njofton “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë kanë bërë të ditur edhe drejtuesit e skuadrës austriake, të cilët te Zeka shohin një përforcim ideal për pjesën ofenzive.

Deri vitin e shkuar talenti kosovar ishte pjesë e skuadrës së Lille B, pa arritur të lërë gjurmë në klubin e njohur francez, që vazhdimisht e huazonte atë nëpër skuadra të tjera. Zeka për një vit të plotë (nga 6 muaj) kishte luajtur në Portugali me skuadrat e Varzim dhe Leixoes, për tu huazuar më pas edhe në Holandë te skuadra e Fortuna Sitard dhe së fundmi në futbollin belg te skuadra e Muskron.

Mirëpo edhe në gjithë këto skuadra, Zeka nuk arriti që të lënë përshtypje, ndërsa me të përfunduar kontrata me Lille, ai vendosi që ti bashkohet skuadrës së Austria Viena, që këtë vit me shumë gjasa do të luftojë për mbijetesë.

Ndryshe 22-vjeçari Agim Zeka, karrierën e tij e kishte nisur në vendlindje, te skuadra e Prishtinës, për tu transferuar më pas te Skënderbeu në vitin 2016-të, transmeton “infOSport.mk”.

Talenti i tij dhe paraqitjet e mira me skuadrën korçare, bënë që i njëjti në vitin 2017-të të transferohet te skuadra enjohur franceze e Lille për shumën e 300 mijë eurove, mirëpo duke mos arritur të lëjë gjurmë, ai tashmë veten do të provojë në futbollin austriak, aty ku do të gjejë edhe sulmuesin e kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, që mbron ngjyrat e Shturm Graz.

Leave a Reply