Manaj gati të rikthehet në Itali!

Rey Manaj mund të luaj sërish në Seria A!? Sulmuesi i kombëtares shqiptare kërkohet nga Krotone, skuadër që synon përforcime në sulm dhe shpreson për mrekullinë që të largohet nga zona e rrezikshme.

Sipas ekspertit te merkatos, Gianluca di Marzio, edhe skuadra e Peskaras, që garon në Serie B ka shprehur interesim për shërbimet e shqiptarit.

Manaj aktualisht është pjesë e ekipit të dytë të Barcelonës, mirëpo duke mos arritur asnjëherë të bëjë debutimin me ekipin e parë “katalunas”, edhe pse i njëjti disa herë ishte stërvitur me ekipin e parë.

Kujtojmë, se Manaj edhe më herët ka bërë paraqitje në Serie B, duke zhvilluar 17 ndeshje dhe duke realizuar 2 gola, ndërkohë në Serie A numëron 16 ndeshje dhe 2 gola.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply