Ndodhi edhe kjo në Spanjë, futbollisti i parë në histori që blihet me Bitcoin!

David Barral është bërë futbollisti i parë në histori që është blerë me Bitcoin. 37-vjeçari u transferua nga Rasing Santader te skuadra e divizionit të tretë, Dux International de Madrid.

Transferimi i tij u bë i mundshëm falë Bitcoin digjital që e financoi këtë lëvizje. Barral në të kaluarën ka qenë pjesë e klubit të Real Madrid, duke u aktivizuar me ekipin e dytë dhe të tretë, ku numëron 53 paraqitje në divizionet e ulëta duke shënuar 9 gola.

Ai gjatë karrierës së tij, gjithashtu ka luajtur edhe me Levanten, Granadan, Kadizin, Rasing Santander, ndërsa kishte veshur edhe fanellën e skuadrës turke të Orduspor, atë të Shteteve të Bashkuara Emirate, Al-Dhafra SCC, të skuadrës së njohur qipriote të APOEL Nikozia, si dhe të skuadrës japoneze të Tokushima Vortis.

Leave a Reply