SuperKupa e Italisë, Juventus-Napoli: Njihuni me formacionet e mundshme

Sonte në futbollin italian përveç ndeshjes kampionale midis Udinezes dhe Atalantas, në program është edhe përballja midis Juventusit dhe Napolit, e vlefshme për Superkupën e Italisë.

Juventusi ka fituar plotë 8 herë këtë trofe, edhe atë në vitet (1988, 1995, 1997, 2002, 2003, 2012, 2013, 2015 dhe 2018), derisa Napoli vetëm dy herë, edhe atë që në të dyja rastet kishte triumfuar përballë “Zonjës së Vjetër” në vitet (1990 dhe 2014).

Ky është trofeu i parë që dy skuadrat do përballen, andaj do ‘luftojnë’ për pikët e plota.

Vendasit do jenë me disa mungesa të mëdha shkaku i rasteve pozitive me COVID-19, kurse mysafirët më shumë kanë probleme me lëndime.

Dyshja shqiptare, pra mbrojtësi i krahut të majtë Elseid Hysaj dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani pritet të jenë në stol.

Ndeshja në fjalë starton në ora 21:00, dhe e njëjta do të zhvillohet në “Mapei Stadium” të Sasuolos.

Formacionet e mundshme:
JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Danilo, Demiral, Bonucci, Frabotta; Bernardeschi, Rabiot, Bentacur, Chiesa; Morata, Ronaldo.
NAPOLI (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Rui; Bakayoko, Ruiz; Lozano, Zielinski, Insigne; Petagna.

Leave a Reply