Kuadrado shërohet  nga “Covid19”, gati për ndeshjen e SuperKupës kundër Napolit

Mbrojtësi i krahut të djathtë të Juventusit, Huan Kuadrado është shëruar plotësisht  nga COVID-19. Kolumbiani në dy testimet e fundit ka rezultuar negativ,me ç’rast sheh veten të gatshëm për të ndihumar skuadrën në ndeshjet në vijim.

Ai me shumë gjasa do të përfshihet në listën e futbollistëve për ndeshjen e sotme në kuadër të Superkupës së Italisë kundër Napolit.

Një gjë të tillë kanë paralajmëruar vetë drejtuesit e klubit “bardhezi” përmes një komunikate.

Komunikata e Juventusit:

“Juan Cuadrado duke ndjekur protokollin në dy kontrollimet e fundit ka dal negativ në rezultatet e COVID-19. Lojtari do i bashkohet stërvitjes gjatë ditës dhe do përfshihet në listën e skuadrës për ndeshjen e sotme”, shkruhej në komunikatë.

Leave a Reply