Bojan Gjorgievski largohet nga Teuta dhe firmos me Kamzën

Mbrojtësi i djathtë Bojan Gjorgievski është futbollist i ri i Kamzës së Shqipërisë. Shkupjani ishte pjesë e Teutës së Durrësit, ndërsa përkundër faktit se ndërron ekip ai mbetet pjesë e Superligës shqiptare. Me ndërmjetësim të menaxherit tetovar Bajram Lika, 27 vjeçari kalon te Kamza ku pritet të ketë më shumë hapsira për lojë. Lajmin për redaksinë tonë e konfirmoi menaxheri i lojtarit, ndërsa gjithçka u zyrtarizua edhe nga vetë klubi i Kamzës në profilin zyrtar në faceebok.

“Bojan Gjorgievski firmos me skuadrën. Mbrojtësi i djathtë vjen nga skuadra e Teutës ku është aktivizuar më parë.

Ëelcome Bojan!”, thuhet në postimin e Kamzës.

Gjorgievski është lëvizja e rradhës e realizuar përmes Bajram Likës, i cili një ditë më parë bashkë me menaxherin shkupjan Besim Reçin ndërmjetësuan transferimin e sulmuesit amerikan, Kyrian Chinazorm Nëabueze nga Pobeda e Prilepit te Drita e Gjilanit.

Leave a Reply