Lajm i mirë për Piolin dhe tifozët e Milanit

Një lajm i mirë për trajnerin Pioli dhe për të gjithë tifozët e Milanit. Ante Rebiç dhe Rade Kruniç janë kuruar plotësisht Covid-19, me ç’rast që të dy do t’i bashkohen pjesës tjetër të grupit.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga vetë klubi “kuqezi”. Ditën e sotme dy nga futbollistët e infektuar, Rebiç dhe Kruniç, iu nënshtruan testit të koronavirusit dhe falë përgjigjes ata morën dritën jeshile për t’u rikthyer në skuadër.

Ndërkohë, mësohet se testi i Teo Hernandezit ka qënë jo plotësisht pozitiv. Pasi testi të verifikohet sërish, mbrojtësi i majtë mund t’i bashkohet ekipit për ndeshjen e kësaj fundjave kundër Atalantas.

Leave a Reply