Federata turke e futbollit ndihmon FFK-në për Superkupën që do zhvillohet në Turqi!

SuperKupa e sezonit 2019/2020 për herë të parë në histori të futbollit kosovar, do të zhvillohet jashtë kufijve “dardan”. Dy skuadrat finaliste, Drita dhe Prishtina, këtë ndeshje do ta zhvillojnë në Turqi, aty ku edhe këto dy skuadra po zhvillojnë fazën kryesore të përgatitjeve, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet të shtunën (23 janar) me fillim në ora 12:00 sipas kohës sonë lokale (14:00 sipas kohës në Turqi), ndërsa mësojmë se këtë ndeshje do ta referojnë arbitër turk me stemën e FIFA-s.

Kujtojmë këto dy skuadra kishin luajtur edhe në finalen e fundit të SuperKupës së Kosovës, në të cilën Drita kishte shënuar fitore 2:1, edhe atë me përmbysje.

Drita në finalen e 23 janarit futet si fituese e Superligës së Kosovës, ndërkohë Prishtina, si fituese e Kupës.

Kjo ndeshje do të zgjojë shumë interesim edhe për neve në Maqedoni, pasi të dyja këto skuadra udhëhiqen nga strategë shkupjan. Drita udhëhiqet nga Ardian Nuhiu, ndërkohë Prishtina nga Zekirja Ramadani, që të dy ish trajner të FC Shkupit.

Leave a Reply